Juve nuk qëndron duarkryq, vazhdon marrëveshjen me një sulmues

10 qershor 2021 | 14:11

Alvaro Morata do të qëndrojë edhe një vit te Juventusi, sikurse shkruan gazetari italian Nicolo Schira.

“Bardhezinjtë” kanë shfrytëzuar klauzolën për ta zgjatur huazimin edhe për një sezon, çka do t’u kushtojë atyre edhe 10 milionë euro të tjera. Juventusi, për ta bërë tijin përfundimisht, duhet të paguajë tek Atletico Madrid edhe 25 milionë euro verën e ardhshme.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet që të vijë para ndeshjes së parë të Spanjës në “Euro 2020”, kundër Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas…