Juve vendos çmimin e Dybalas

08 janar 2019 | 11:29

Paulo Dybala është lojtari që ka rënë më së shumti në hije te Juventusit, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Argjentinasi ka arritur të shënojë vetëm dy gola. Shumë ekipe të mëdha janë vënë në lëvizje për 25-vjeçarin, ku Bayern Munchen dhe Manchester City shihen të jenë kandidatë seriozë për transferimin e tij. Gjithsesi, sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtuesit bardhezinj kanë refuzuar çdo ofertë në drejtim të Dybalas dhe kanë vendosur një çmim fillestar ku mund të nisë “ankandi”.

Për Juventusin, ofertat në drejtim të sulmuesit argjentinas duhet të jenë të paktën 100 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tubacionet e ujit dhe matësit mund të ngrihen brenda disa…