Juventusi arrin marrveshje me De Ligtin

27 qershor 2019 | 09:03

Është vetëm 19 vjeç, por Matthijs de Ligt ka çmendur Europën në sezonin e fundit dhe ashtu si Joao Felix është kthyer në ëndrrën e gjithë klubeve të mëdhenj.

Felix firmosi për Atletico Madrid këtë të mërkurë dhe duket se ka zgjedhur rastësisht të njëjtën ditë edhe De Ligt që të vendosë për të ardhmen.

Sipas Sky Sport në Itali, mbrojtësi i talentuar ka arritur marrëveshjen me Juventusin dhe do të vishet barrdhezi, sapo Juve e Ajax të bien dakord.

Mino Raiola ka bërë një mrekulli, sepse De Ligt do të firmosë për 5 vite, me 12 milionë euro në sezon, shifër e frikshme për një djalosh aq të ri.

Ndërkaq, Ajax pret 75 milionë eurot që i takojnë, sepse aq ka vendosur si çmim prej kohësh për super talentin e vet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erion Veliaj, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, dhe kryebashkiaku…