Veliaj: Vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk janë tërhequr

27 qershor 2019 | 08:29

Erion Veliaj, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, dhe kryebashkiaku në detyrë, ka sqaruar nga Dajti edhe lajmin për tërheqjen e vëzhguesve të Këshillit të Europës.

“Ishte një nga 40 organizata të cilat thoshin se kemi marrë raportime për dhunë, dhe nuk ishte Keshilli, por është një organizatë vullnetare në kongresin e Këshillit të Europës. Brenda kësaj trupe kishin marrë informacione nga Voltana”, ka thënë Veliaj.

Veliaj ka shtuar se më 30 qershor, vëzhguesit e Këshillit të Europës do të jenë në Tiranë prezent.

“Dua t’ju them pasi fola për përfaqësuesit e kongresit dhe u thashë se nuk jemi të dhunshëm, Këshilli i Kongresit të Europës do të jetë këtë javë në Tiranë”, ka deklaruar Veliaj, transmeton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin…