Juventusi dhe Roma në janar do të bëjnë ofertë për Xhakën

31 tetor 2022 | 16:28

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer. 30-vjeçari shqiptar ka zhvilluar 16 ndeshje me londinezët ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tri herë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.

Ekspertë të futbollit, ish-futbollistë dhe trajnerë në Angli, kanë thënë se Xhaka është më meritori që Arsenali po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.

Por “Topçinjtë” duhet të kenë kujdes, pasi dy gjigantët italianë, Roma dhe Juventusi, janë rikthyer në garë për Xhakën. Ka qenë mediumi italian “SportMediaset” që ka raportuar se Juventusi dhe Roma janë duke përcjellë Xhakën dhe mund të dalin me oferta në drejtim të Arsenalit në janar.

Në fakt, dy klubet italiane edhe në verë u interesuan për Xhakën, por klubi anglez nuk lejoji largimin e tij. Kontrata aktuale e Xhakës me Arsenalin skadon në verën e vitit 2024, ndërsa drejtuesit e klubit synojnë t’ia vazhdojnë atij deri në verën e vitit 2026 ku do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të pagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, Ukë Rugova, djali i presidentit historik…