Juventusi gjen trajner të ri, zyrtarizimi çështje orësh

14 qershor 2019 | 12:27

Më në fund, edhe Juventuesi gjen trajner dhe tashmë është çështje orësh zyrtarizimi i Maurizio Sarri në stolin bardhezi.

Chelsea kishte kohë që rezistonte, pasi dëshironte një dëmshpërblim prej 10 milionë sterlinash për ta lënë të lirë trajnerin e vet, i lidhur edhe për 2 vite më klubin londinez.

Megjithatë, duket se tashmë është kaluar edhe ky ngërç dhe Juve pritet të paguajë një dëmshpërblim deri 5 milionë euro, shifër modeste për arkat e klubit bardhezi. Një klauzolë shtesë parashikon që Chelsea të fitojë një shifër më të madhe në rast se fiton trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte i destinuar të vijonte karrierën në “Camp Nou”, por…