Juventusi shkatërroi Crotonen

22 shkurt 2021 | 23:13

Juventusi rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A pas disfatës ndaj Napolit.

Kampionët e Italisë triumfuan me lehtësi 3-0 ndaj Crotones në sfidën e vlefshme për javën e 23-të, teksa tashmë mbajnë vendin e tretë në renditje me 45 pikë. 4 më pak se Milani, por dhe me një sfidë më shumë për të rikuperuar.

Fraksioni i parë nuk ishte i thjeshtë për ekipin torinez, por në minutat e fundit të saj gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Në të dyja rastet është protagonist Cristiano Ronaldo, i cili shënon në të dyja rastet me kokë.

Sulmuesi portugez shpërdoroi edhe dy mundësi mjaft të mira me portën e boshatisur. Portugezi ka realizuar 19 gola deri më tani, duke kaluar Lukakun, i cili ka 18. Në pjesën e dytë MecKennie do të realizonte golin e tretë në minutën e 66-të, duke goditur saktë brenda zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh…