Ka ardhur koha për ndryshime në Istog

18 tetor 2020 | 18:12

Deputeti Bekë Berisha nga radhët e AAK-së ka zhvilluar një intervistë live në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke folur për angazhimin e tij në AAK, ai ka thënë se ka mbartur shumë funksione.

“Në AAK kam punuar për 10 vite, së pari në Aleancën e të Rinjve, pastaj si zëdhënës i partisë, pastaj si asamblist. Me kërkesën e kryetarit Haradinaj jam kthyer në Istog për zhvillimin e degës, pasi që nuk kemi pasur përkrahje të mjaftueshme. Pas një viti punë, kemi arritur ta kthejmë trefishin e përkrahjes në Istog nga 7 për qind në 28 për qind”, ka treguar ai.

Ai foli edhe për punën e tij si deputet. “Të zgjedhësh deputet pas një punë 10-vjeçare është një ndjenjë shumë ë mirë. Unë kam bashkëpunim shumë të mirë më të gjithë deputetë e partive politike. Ku të gjithë së bashku e kemi dhënë më të mirën për të vendin tonë”, është shprehur Berisha.

“Unë si deputet normalisht që kam pasur një fokusim më të madh për Istogun. Atu ka një zymtësi. Ka raste ku një projekt zgjatë për 20 vite. Njerëzit ende përballen me probleme bazike. Ku kanë mbetur veç premtime, pa u realizuar. Nuk është privilegj të udhëheqësh një komunë, po është përgjegjësi e madhe. Andaj në Istog duhet për të shpërthyer zhvillimi dhe duhet të avancohen njerëzit e rinj”, ka deklaruar deputeti Berisha, duke shtuar se ka ardhur koha për ndryshime në Istog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën ka…