Ka filluar meremetimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë

31 korrik 2019 | 13:41

Falë një donacioni nga organizata zvicerane AQH, këto ditë ka filluar meremetimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë. Meremetimin e kësaj QMF-je, e kanë parë nga afër, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për shëndetësi, Liridon

Hoti, të cilët edhe janë njoftuar nga afër me të gjitha punimet që janë duke u bërë.

“Këtu është duke u bërë një punë e mirë, pasi është duke u bërë meremetimi, pothuajse i tërësishëm i objektit, si dhe është duke u vendosur edhe ngrohja në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira shëndetësore”, ka thënë Begaj, i cili ka kërkuar nga punëkryesi që të mos ketë vonesa në realizimin e projektit.

Begaj dhe drejtori Hoti, edhe njëherë e kanë falënderuar organizatën zvicerane, AQH, për këtë donacion me rëndësi.

Shërbimet shëndetësore që janë ofruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, përkohësisht janë bartur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Llazicë, deri në përfundimin e meremetimit të tërësishëm të objektit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në…