Ka ndërruar jetë aktorja e “Sex And The City”, Lynn Cohen

15 shkurt 2020 | 20:29

Aktorja Lynn Cohen, e njohur më së shumti për rolin e Magdas në hit serialin e HBO-së, “Sex And The City”, ka ndërruar jetë ditën e premte.

Në njoftimin e publikuar nga BuzzFeed News bëhet e ditur se ajo ishte 86 vje bëhet e ditur se ajo ishte 86 vjeçare dhe ka vdekur nga shkaqe të panjohura.

Në rolin e Magdas, dados së fëmijës së Mirandas (Cynthia Nixon), ajo është paraqitur në 13 episode.

Aktorja kryesore serialit “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker, ka bërë një postim në rrjetet sociale për ta nderuar jetën dhe veprën e Lynn.

Përveç serialit, Cohen e ka luajtur rolin e Magdas edhe në dy filmat e bazuar në këtë serial, ndërsa është paraqitur edhe në filmat “Munich”, “Deconstructing Harry” e “Manhattan Murder Mystery”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori që për normë punon në shtatë shkolla. Fshati Vriqec…