Varrimi i tij do të bëhet të hënën, më 21 dhjetor 2020, në ora 15:00 në Bruksel të Belgjikës.

Hysen Murat Haxhijaj, ka qenë anëtar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK) dhe ka vepruar aktivisht para themelimit të saj në vitin 1981. Ai ka qenë përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njoftimi i plotë i familjes Haxhijaj:

Hysen Murat Haxhijaj
17/03/1937-19/12/2020

Ne Bruksel te Belgjikës ka vdekur Hysen Murat Haxhijaj, veprimtar i çështjes kombëtare, në moshën 83 vjeçare. Hysen Murat Haxhijaj, ka qenë anëtar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPK) dhe ka vepruar aktivisht para themelimit të saj në vitin 1981. Ai ka qenë përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte nga Fshati Uçë, Komuna e Istogut.

Babi i tij ishte vrarë në luftën e Koloshinit kundër forcave serbe ne vitin 1943. Vëllai i madh i tij ishte një nder mësuesit e parë të pas Luftës së Dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore, familja e tij ishte shpërngulur fillimisht në Turqi e pastaj në Belgjikë. Hysen Murat Haxhijaj, ka qëndruar në mërgim që nga viti 1964.
Ëndrra për ta parë Kosovës iu plotësua vetëm pas luftës së Ushtës Çlirimtare të Kosovës, që rezultoi me çlirimin e Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet më 21 dhjetor 2020, në ora 15:00 në Bruksel të Belgjikës.