Ka ngrirë dy herë vezët, Rita Ora flet për të dashurin e ri: Isha 24 vjeçe kur…

07 dhjetor 2020 | 13:47

Ka ngrirë dy herë vezët, Rita Ora flet për të dashurin

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar se ka ngrirë vezët e saj dy herë pasi “nuk donte të ndiente presion se po i mbaronte koha” për të krijuar një familje. 30-vjeçarja, e cila së fundmi është kritikuar shumë për shkak se ka thyer dy herë masat strikte të marra nga qeveria britanike për shkak të Covid-19, ka treguar se i ka ngrirë vezët në moshën 24-vjeçare. Këtë e ka përsëritur edhe së fundmi për t’u siguruar se ajo mund të bëhet nënë në të ardhmen.

Ka ngrirë dy herë vezët, Rita Ora flet për të dashurin

“Fillimisht kur kam ngrirë vezët kam qenë 24 vjeçe. Nuk dua të ndjej presionin e “o Zot, po na mbaron koha”. Nuk është e drejtë që ne duhet ta ndjejmë këtë, e dini? Dhe burrat që shkojnë nëpër qytet dhe që nuk mendojnë për këtë”, ka thënë Rita për revistën “Sunday Times Style”.

Rita e cila ka qenë e lidhur me disa personazhe të njohur si Calvin Harris, Robert Kardashiana dhe Andrew Watt, aktualisht është në një lidhje me regjisorin Romain Gavras, 39 vjeç.

Kur e pyetën krijuesen e hitit “Hot Right Now” nëse e kishte gjetur dashurinë me Romain, ajo tha: “Nuk e di akoma. Nuk e di vërtet, nuk e di se si ndihet”.

Ka ngrirë dy herë vezët, Rita Ora flet për të dashurin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata pandemike e krijuar si pasojë e Covid-19 përpos që…