KA VITE… (BUKA E NËNËS)

02 dhjetor 2021 | 08:38
XHEVDET BAJRAJ

Më zuri gjumi

në bregun e ëndrrës

Ka vite që pemët nuk i mbajnë frutat

bebëzat e syve m’i zbardhën shirat e qiejve të huaj

e dhëmbët më ranë

nga malli për bukën e nënës

“Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, Sh. B. “Armagedoni”, 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku mori drejtimin e LDK-së sapo kjo parti pësoi…