Kabineti i Macronit: Nuk ka takim në Paris

21 qershor 2019 | 16:10

Kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në Paris më 1 korrik, nuk do të mbahet.

Takimi, nën organizimin e Macronit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është paralajmëruar gjatë një takimi të formatit të ngjashëm në Berlin, në fund të prillit.

Të enjten, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar mundësinë që samiti në Paris të mos mbahet.

“Nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet me siguri. Nëse jo, mund të shtyhet”, ka thënë Haradinaj në një konferencë medie.

Të premten, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se takimi në Paris nuk do të zhvillohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të…