Kaçaniku fillon përgatitjet për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë

30 janar 2018 | 15:41

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka themeluar Këshillin organizues me rastin e shënimit të përvjetorit të dhjetë jubilar të pavarësisë së Kosovës.

Ky këshill do të përbëhet nga ekzekutivi komunal, Shoqata e veteranëve të luftës, OJQ-të që merren me aktivitete kulturore, profesionist të artit e kulturës në Kaçanik. Kryetar i këtij këshilli është nënkryetari i komunës, Ylber Bajra.

Në këtë takim është bërë me dije se në kuadër të këtij përvjetori do të organizohen një mori aktivitetesh kulturore, artistike e sportive që do të madhështojnë festën e pavarësisë.  Të gjitha aktivitetet do të organizohen nën përkujdesjen e kryetarit Besim Ilazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni e ka kufizuar publikimin e informatave kyçe lidhur me…