Kadri Veseli krenarë me futbollistët e Kosovës

11 tetor 2018 | 22:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar lojëtarët e kombëtares së Kosovës për fitoren e sontme ndaj Maltës dhe për krenarinë që po i japin gjithë shikuesve.

Veseli ka ndjekur nga afër ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai është parë i veshur me bluzën e tifozërisë kosovare “Dardanët”, ndërsa njihet si lideri që i ka dhënë më së shumti mbështetje kombëtares së Kosovës derisa është i angazhuar vazhdimisht për nisjen sa më parë të ndërtimit të stadiumit për kombëtaren kosovare.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Kosova jonë e dashur. ??
Falemnderit djema edhe për një tjetër natë fantastike, për gëzimin dhe krenarinë që na jepni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është njoftuar në këto momente për një…