Kadri Veseli relaksohet me të rinj, pas Konventës së djeshme, me të Migjeni e Eliza

09 shtator 21:34

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është parë sonte teksa po pinte kafe e diskutonte me vajza e djem të rinj në një lokal në qendër të Prishtinës.

Veseli ishte i shoqëruar në këtë takim nga kandidatja për deputete, Eliza Hoxha si dhe nga kandidati për deputet, Migjen Kelmendi.

Nga ajo që dëgjohej në komunikimi ndërmjet Veselit dhe të rinjve prishtinas, ata komunikonin për nevojën ndryshimeve që duhet të ndodhin në qeverinë e ardhshme dhe për hapësirën që duhet t’u krijohet të rinjve në qeverisjen qendrore.

Veseli u tregonte të rinjve se ai tashmë ka dhënë dëshmi se beson tek rinia dhe u ka dhënë hapësirë në pozita të rëndësishme udhëheqëse, ndërsa u premtoi se në qeverinë që do ta udhëheqë ai, shumica e ministrave do të jenë vajza e djem të rinj, profesionistë të fushave të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se…