Kadrijaj: Dehari kërkoi që to formohet një komision tjetër, e kundërshtuam – qëndrimet i kemi të njëjta
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryesuesi Avni Dehari, ka kërkuar që të “formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc”, gjë që është kundërshtuar një e gjë e tillë.
Kadrijaj ka thënë se komisioni e ka kryer punën e tij, dhe se sot është dashtë që seanca të vazhdojë aty ku ka mbet herën e fundit.
“Nga kryesuesi u kërkua që të formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc, gjë që e kundërshtuam, për shkak se ka qenë një komision ad hoc, komisioni e ka kryer punën e tij. Sot është dashtë me vazhduar aty ku kemi ngel. Kaq kanë të drejtë, kaq është dashtë me u bo, dhe jo të thirrën konsulta dhe të kërkohet të formohet një komision i ri. Qëndrimet i kemi të njëjta, kjo qeveri ka bë shkelje, po vazhdon me shkel kushtetutën”, ka thënë ajo.



