Kadrijaj: Karantina nuk duhet të aplikohet, të ndihmohen bizneset

17 nëntor 2020 | 17:25

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të marrë masa për mbylljen totale të vendit për shkak të virusi Covid-19.

Ajo është shprehur se Qeveria duhet të ndihmojë bizneset, për shkak se ato mund të mbyllen si pasojë e humbjeve.

“Karantimi i tërësishëm nuk do të duhej të aplikohej më sepse e kemi parë që nuk ka rezultuar pozitive. Ne e kemi kundërshtuar atë. Në rastet kur mbyllja mund të jetë e pashmangshme, Qeveria duhet t’i paguaj bizneset të cilat nuk operojnë për shkak të një mbyllje të mundshme, sepse është rrezik që këto biznese të bankrotojnë”, është shprehur ajo.

Kadrijaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë me prioritet rritjen e buxhetit për shëndetësi për vitin e ardhshëm, si dhe të investoj në pajisje testimi për Covid-19.

“Qeveria duhet t’i kushtoj rëndësi sistemit shëndetësorë, të investojë në pajisje për testim për Covid-19, kur dihet se shumë komuna testet i dorëzojnë në Prishtinë , e kjo merr kohë disa ditë”, ka thënë Kadrijaj.

Po ashtu, Kadrijaj ka kërkuar që sa më shpejtë të miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur një mbledhje të martën,…