Kadrijaj: Pavarësisht që ka shumicën, s’mund ta lejojmë LV-në të luaj me Kuvendin

09 maj 2025 | 11:07

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë me dije se për shkeljet e normave parlamentare, subjektet politike që ishin në Opozitë në mandatin e kaluar, do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese mazhorancën, pasi po e dëmtojnë në vazhdimësi sistemin parlamentar.

“Ne po mbledhim nënshkrimet e nevojshme që t’i drejtohemi Kushtetueses, pasi është cunguar nga Vetëvendosje, e drejta parlamentare”, ka deklaruar Kadrijaj.

Në një adresim para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës, ajo njoftoi se do të vazhdojë mbledhja e nënshkrimeve nga partitë parlamentare, në mënyrë që të kompletohet ‘dosja’ për ta dërguar në organin më të lartë të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të…