Kadriu: Në fund të javës mësohen arsyet e rrëshqitjes së dheut

09 maj 2018 | 21:27

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se sot kanë filluar punimet në rajonin e Kaçanikut për të kuptuar saktë nivelin e rrëshqitjes së dheut.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profiin e vet në “Facebook”, duke thënë se deri në fund të javës do të dihen rezultatet e këtij punimi.

Postimi i plotë i tij:

Sot kemi filluar me punë në segmentin në të cilin kanë ndodh rreshqitjet e dheut, dhe pikërisht sot janë bërë shpimet gjeomekanike për me kuptua saktë nivelin e rrëshqitjes i cili përshkon siperfaqen prej 150 m gjatësi.

Shpimet janë bërë deri në 20 metra, mirëpo vlerësimi ynë është që të vazhdohet deri në 30 metra për shkak se nuk kemi akoma shtresë të qëndrueshme.

Dua të besoj se deri në në fund të kësaj jave do të kemi rezultate profesionale dhe përfundimtare. Pas kësaj, do të dalim me propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe sanimin e gjendjes së krijuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel,…