Kahn: PSG-ja ishte rivali më i vështirë që mund të na binte

07 nëntor 2022 | 16:01

Drejtori i Bayern Munchen, Oliver Kahn beson se PSG-ja është rivali më i vështirë me të cilin mund të përballet klubi bavarez dhe se tifozët mund të gëzohen për dy ndeshje të shkëlqyera.

“Ishte rivali më i vështirë që mund të na binte. Kjo ka anën e saj pozitive”, ka thënë Kahn për “Sky”.

Se kush do të jetë favorit në atë takim, Kahn ka deklaruar se është një nga ato duelet “50-50” në të cilat çdo parashikim është i vështirë, pasi gjithçka do të varet nga detajet dhe mënyra se si do të zhvillohen ndeshjet.

“Është e vështirë të bësh një parashikim, është një nga ato ndeshjet 50-50. Do të varet nga detajet e vogla, nga forma. Përveç kësaj do të përfshihet edhe Botërori. Në çdo rast, ne mund të jemi të lumtur për dy ndeshje të shkëlqyera”, ka shtuar Kahn.

“Ne kemi përvojën tonë me PSG-në, një përvojë pozitive”, ka pohuar Kahn duke iu referuar finales së vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka bërë…