Kaka: Brazili është favorit në Botëror

09 nëntor 2022 | 15:57

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i Kupës së Botës. Një emër i njohur i futbollit botëror, Ricardo Kaka ka folur për Brazilin dhe jo vetëm, duke e cilësuar mes pretendentëve.

“Brazili është favorit, pasi prej kohësh punon për këtë projekt. Konfirmimi i trajnerit Tite ishte pozitiv, pasi tani grupi ka eksperiencën e duhur, dhe mund të menaxhojë momentet negative. Në dy vitet e fundit janë rritur shumë Vinicus, Rodrigo, Antony. Ka dhe të tjerë, Bremer nuk e njihja deri para pak muajsh, por është shumë i fortë. Pas Brazilit vë Argjentinën dhe Francën, ndërsa si surprizë të mundshme shikoj Serbinë, është shumë e rrezikshme”, ka thënë Kaka.

“Neymar pasuesi i Messit dhe Ronaldo? Do të më pëlqente shumë që të ishte Neymar për talentin që ka, personin që është dhe kampionin që është bërë. Në disa momente edhe në të kaluarën për mua ka qenë më i mirë. Edhe Mbappe është i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Kaka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunat e Republikës së Kosovës, ende janë duke u ballafaquar…