Webfaqet e komunave të Kosovës jashtë funksionit, qytetarët njoftohen nga “Facebook”

09 nëntor 2022 | 15:56

Komunat e Republikës së Kosovës, ende janë duke u ballafaquar me probleme në fushën e teknologjisë informative, mosfunksionimin e web faqeve të Komunave dhe kjo po vështirëson punën në kryerjen e detyrave të përditshme.

Problem për tu qasur në web faqe të komunave po kanë edhe qytetarët.

E ky problem po ndodhë për shkak se Ministria e Administratës i ka bartur kompetencat në Agjencinë e  Shoqërisë së Informacionit.

“Ju informojmë se pronësia e sistemeve elektronike të teknologjisë së informacionit të komunave nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është bartur në përgjegjësinë e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI/MPB)”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për FrontOnline.

Tutje nga kjo Ministri thonë se ata do të vazhdojnë të realizoj vetëm obligimet financiare për sistemet deri në korrik të vitit 2023

“Pra, nga data 27 gusht 2022, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, referuar detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, do të vazhdoj të realizoj vetëm obligimet financiare për sistemet deri në korrik të vitit 2023, ndërsa, ASHI, tani e tutje do të përkujdeset për menaxhimin, administrimin, sigurinë dhe mirëmbajtjen e ueb faqeve”, bëjnë të ditur nga Ministria.

Ministri i MAPL-së, z. Elbert Krasniqi dhe Ministri i MPB-së, z. Xhela Sfeçla, kanë nënshkruar Marrëveshjen për transferimin e sistemeve elektronike të teknologjisë së informacionit të komunave nga MAPL në përgjegjësi të ASHI-së. Me këtë marrëveshje është përcaktuar bartja e pronësisë së sistemeve elektronike të teknologjisë së informacionit të komunave nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI/MPB).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga foltorja e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,…