Kaka: Të lëmë mënjanë rivalitetin, bëj tifozllëk për Argjentinën

13 dhjetor 2022 | 12:53

Rikardo Kaka është një nga imazhet e Botërorit në Katarin e largët, por si brazilian ka habitur me deklaratën e tij.

Ndoshta ajo mund të ketë qenë disi edhe diplomatike, duke marrë parasysh faktin se ai ishte i ftuari i nderit në “Festivalin e Fansave” që organizonte FIFA në Doha, por gjithsesi fjalët e tij nuk kishin se si të mos bënin menjëherë xhiron e botës.

Në të njëjtën kohë, ai prezantoi edhe topin e ri, “Al Hilm”, që do të përdoret nga gjysmëfinalet e në vazhdim: “Mendoj se Brazili bëri gjithçka këtë edicion për të fituar Kupën e Botës, por një kompeticion si ky fsheh shumë të papritura dhe nuk fiton gjithmonë më i forti. Gjithsesi, pa Brazilin në garë, unë mendoj se ne brazilianët tashmë, duhet të lëmë mënjanë rivalitetin e fortë dhe të bëjmë tifozllëk për Argjentinën, për Amerikën e Jugut”.

“Kupa nuk mund të përfundojë sërish në Evropë dhe mendoj se për Mesin, ky trofe do të ishte qershia mbi tortë për karrierën e tij. Eliminimi që më la më shumë pengje? Mendoj se ai i Spanjës. Më djeg që nuk e pashë këtë skuadër të shprehej siç duhej, ndonëse ata janë një kombëtare shumë e re dhe pasi ka bërë eksperiencë në këtë edicion, mendoj se në atë të radhës do të jetë më e përgatitur dhe më e fortë për të synuar trofeun, pasi ka shumë talent dhe një stil loje fantastik”, u shpreh Kaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bruce Willis ka qenë larg vëmendjes që nga diagnoza e…