Kalendari i Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit

08 dhjetor 2020 | 20:48

Ditën e djeshme në Cyrih të Zvicrës u hodh shorti i eliminatoreve të Botërorit Qatar 2022. Shqipëria ndodhet në Grupin I bashkë me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, San Marinon dhe Andorrën.

Ndërkohë, para pak çastesh FSHF  ka publikuar edhe kalendarin e kualifikueseve. Kuqezinjtë e nisin me një transfertë të lehtë në letër ndaj Andorras. Grumbullimi i marsit të vitit të ardhshëm është mjaft i ngjeshur, pasi luhen tre ndeshje në gjashtë ditë, duke shtuar edhe atë ndaj Anglisë dhe San Marinos.

Edhe shtatori është grumbullim i ngjeshur, duke vijuar me ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos (ndeshja e kthimit). Ndërkohë në tetor dhe nëntor janë programuar të luhen nga dy ndeshje, duke e ulur pak ritmin e betejave. Padyshim do të jetë një fushatë e vështirë për kuqezinjtë.

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli
Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri
Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari
Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino
Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri
Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni
Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri
Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë…