Ja për sa kohë dalin paratë e 10-përqindëshit të Trustit në xhirollogarinë tuaj

08 dhjetor 2020 | 20:42

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të premten e kaluar kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pas miratimit, ky Ligji është dekretuar nga Zyra e Presidencës dhe ka hyrë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Qeveria e Kosovës me ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti bëri të ditur se ditën e premte nga ora 15:00 do të hapet ueb-faqja për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.

Ndërkaq, lidhur me kohën që nga periudha e aplikimit e deri në bartjen e mjeteve në xhirollogaritë e individëve, zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka treguar për gazetën “Epoka e re”, se që nga dita e aplikimit, procedurat nga ana e Trustit do të autorizohen brenda pesë ditëve të javës.

“Ne do t’i autorizojmë aplikimet brenda maksimumit, në pesë ditët e punës. Pastaj, pjesa tjetër varet nga Bankat Komerciale se sa kohë u duhet për t’i kaluar në llogaritë individuale”, ka thënë Demi.

A.MAVRAJ/ Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësohen datat kur Kosova do të luajë me Spanjën. Është…