Kalin: Turqia anëtarësimin në BE e sheh si një qëllim strategjik

04 janar 19:23

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka deklaruar se Turqia anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) e sheh si një qëllim strategjik.

“Por, gjatë viteve të fundit nuk është arritur aq shumë përparim në këtë aspekt, për shkaqe të ndryshme. Ne duam që t’i tejkalojmë këto probleme dhe të hapim një faqe të re dhe kapituj të rinj”, ka thënë Kalın në një intervistë për France 24, para vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Francë.

Ai tha se gjatë kësaj vizite do të diskutohen zhvillimet e fundit në Siri.

“Përderisa angazhimet për tranzicionin politik po vazhdojnë ne po përpiqemi që t’i afrojmë njëri tjetrit proceset në Astana dhe Gjenevë dhe që t’i vendosim ata nën ombrellën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Në kuadër të vizitës do ta diskutojmë këtë çështje”, tha Kalın.

Zëdhënësi Kalın bëri të ditur se në Paris do të diskutohen edhe çështjet tjera rajonale si siguria dhe lufta kundër terrorizmit në Irak.

Kalın duke iu përgjigjur pyetjes për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së tha se “Ne si Turqi anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) e shohim si një qëllim strategjik”.

Anadolu Agency (AA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit nga Këshilli Drejtues i UP-së, për uljen e…