Pakënaqësitë për uljen e bursave, Haradinaj të shtunën takohet me bursistët

04 janar 2018 | 19:21

Pas vendimit nga Këshilli Drejtues i UP-së, për uljen e bursave nga 600 në 500 euro, kanë reaguar vet përfituesit e kësaj burse nga Universiteti i Prishtinës.

Drilon Berisha, përfaqësues i studentëve të shkëlqyer (bursistë) përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ka shprehur pakënaqësinë e studentëve lidhur me këtë fakt.

Në letrën e hapur shkruhet se bursistët do të ndiheshin mirë nëse shkurtimet në bursë do të përdoreshin për investime dhe ndihen keq se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Mirëpo nuk ka munguar as përgjigja e kryeministrit Haradinaj lidhur me këtë çështje.

Në një përgjigje për lajmi.net, përfaqësuesi i bursistëve, Drilon Berisha, ka bërë të ditur që kanë marrë një konfirmim nga Zyra e Kryeministrit për këtë cështje, dhe është caktuar një takim për ditën e shtunë në ora 10:00 ku do shprehin pakënaqësitë e tyre.

“Na lajmëruan nga zyra e Kryeministrit per një takim në ora 10:00 të Shtunën në zyre të Kryeministrit, pra nje takim direkt me të per ti shprehur pakenaqesite tona lidhur me vendimin”, tha Berisha për lajmi.net.

Tutje, Berisha tha se qëllimi i kësaj letre është mbrojtja e të drejtave të studentëve, dhe ruajtja e integritetit të tyre si bursistë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Quintit, ShBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe…