
Kallas konfirmon vizitën në Kosovë
16 maj 2025
| 12:17
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka konfirmuar se do të vizitojë Kosovën.
E pyetur nga “RTV21” nëse kjo vizitë do të ndodhë, ajo ka thënë se vizita do të ndodhë javën e ardhshme.
Kallas, ka thënë se presin normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesit e ri për dialogun Kosovë-Serbi, presim normalizim të marrëdhënieve sigurisht”, është shprehur Kallas, kur është pyetur për procesin e dialogut.
Kallas po qëndron në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.