Kallas në Tiranë: Presim normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

16 maj 2025 | 10:43

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Nga gazetarët ajo është pyetur për pritshmëritë e saj për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, ka thënë Kallas.

Ajo është përballur me pyetje të gazetarëve edhe për luftën në Ukrainë e për bisedimet në Turqi.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, përgjatë vizitës së tij…