Kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, i konfiskohen mbi 8 mijë euro

17 nëntor 2021 | 12:00

Departamenti i policisë kufitare ka raportuar se një i dyshuar kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë konfiskuar 8 mijë e 205 euro dhe 400 dinarë serb.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, në fshatin Postenje të Leposaviqit, i dyshuari ishte duke drejtuar një veturë, kur njësiti patrullues e ka ndaluar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 8 mijë e 205 euro dhe 400 dinarë serb.

Policia ka bërë me dije se i dyshuari nuk kishte dokumente lidhur me prejardhjen e parave, por me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të Martën u luajtën ndeshjet e fundit eliminatore të Kupës…