“Kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk”/ Gena zbulon nëse do hynte në “Big Brother VIP”

23 qershor 11:25

Këngëtari i dashur për publikun, Gena, ishte dje i ftuar në episodin e radhës të “Pardon My French” në Top Albania Radio. Gjatë kësaj interviste të rrallë, këngëtari ka folur për projektet e reja, klikimet e blera, edhe pse nuk përmendi emra.

“Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blenë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma”, tha Gena.

Ky i fundit tha se kënga “Tumankuqe” e ka ngjitur 100 për qind. “Mbase ka të bëjë me vokalin, me tipin, është një nga këngët që kudo që shkoj ma kërkojnë”, shtoi ai.

Ndërsa duke folur  për projektet dhe planet e të ardhmes, këngëtari i njohur u shpreh:

“Një projekt e kam tani shpejt me Soni Malaj dhe jemi duke punuar në studio. Jemi në fazat e tekstit akoma. Vera do të ketë shumë aktivitete, koncerte, festa familjare”.

Por a do të hynte Gena në “Big Brother Vip Albania”?

“Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk”, tha artisti i dashur për publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka vendosur ta mbështesë zyrtarisht…