Zgjedhjet për presidentin e ri të UEFA-s, FShF-ja mbështet kandidaturën e Ceferinit

23 qershor 2022 | 11:23

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka vendosur ta mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Alexander Ceferin për postin e presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027. Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi është shqyrtuar propozimi dhe është rënë dakord në mes të anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e presidentit aktual të UEFA-s.

Zgjedhjet për kreun e ri të UEFA-s të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferini do të garojë për një mandat të tretë. Alexander Ceferin është zgjedhur  fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe është rizgjedhur në këtë post në shkurt të vitit 2019.

Nën drejtimin e tij, UEFA ka njohur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare përmes kompeticioneve në nivel kombëtaresh e klubesh, që janë ndër më elitaret në botë, ndërkohë që edhe mbështetja e tij për federatat anëtare e veçanërisht për federatën shqiptare ka qenë e madhe dhe e vazhdueshme në të gjitha drejtimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme, Monika Lubonja ishte pjesë e panelit të…