“Më vjen keq që vajza më pa me lot”/ Monika Lubonja zbulon nëse është në një lidhje

23 qershor 2022 | 11:22

Mbrëmjen e djeshme, Monika Lubonja ishte pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Aktorja e njohur rrëfeu se vajzës së saj, Tea, i tregon për lidhjet që ka duke mos pasur asnjë lloj droje.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” rrëfeu edhe një prej momenteve ku vajza e saj u ndje keq pasi e pa me lot.

“I kam prezantuar partner, ka qenë një ekuilibër jashtëzakonisht i mirë se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur. Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: Mami nëse ti je gati për një lidhje dhe për të ardhur në shtëpi bujrum por bëje për veten tënde jo për mua, jo se Tea ishte më e emancipuar, por dhe rrethi familjar ku është edukuar.

Mua shumë herë më ka ardhur keq se Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje, më vinte keq se e shikoja që ajo e vuante atë që po vuaja unë dhe më thoshte se nëse ti mendon se pengesa jam unë nuk jam vajza jote jam, motra jote, unë do të rritem nesër pasnesër do të shkollohem, pavarësisht se lotët e mi kanë qenë në rrethana të ndryshme e të ndodhin këto lloj dobësie kur je vetëm që gratë i kanë, varet se si vajza jote të pret”, tha Monika.

“Më vjen keq që vajza më pa me lot”/ Monika Lubonja“Më vjen keq që vajza më pa me lot”/ Monika Lubonja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele e “OnlyFans” që prej kohësh ka pushtuar “Instagram”-in,…