“Kam humbur 9 fëmijë për shkak të abortit”, rrëfehet Sharon Stone: Nuk është gjë e vogël

24 qershor 2022 | 14:56

Aktorja e njohur, Sharon Stone ka rrëfyer se ka humbur 9 fëmijë për shkak të abortit gjatë viteve. 64-vjeçarja e cila është nënë e 3 djemve Roan, 22, Laird, 17 dhe Quinn, 16 përmes birësimit, është shprehur se të gjitha ato femra që kanë pësuar abort kanë nevojë për përkujdesje.

“Ne si femra nuk kemi një forum për të diskutuar atë që vjen pas kësaj humbje. Kam humbur nëntë fëmijë nga abortet”, shkroi ajo në një koment në llogarinë e “People” në Instagram.

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, nuk është diçka që duhet përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi. Duhet të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi nevojë”, shkruan aktorja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë. Kështu…