Kamberi, gati t’i bashkohet Shqipërisë

07 nëntor 2019 | 10:58

Shqipëria po përgatitet për grumbullimin e radhës, ndërkohë që vijon puna edhe me zbulimin e elementëve që mund t’i bashkëngjiten. I tillë është edhe rasti i Florian Kamberit.

Sulmuesi 24-vjeçar, i lindur në Cyrih, dhe që ka luajtur katër ndeshje (1 gol) me Kombëtaren U-21 të Zvicrës, po kërkohet me ngulm nga kuqezinjtë. “Sporti në RTV Dukagjini” ka bërë me dije dëshirën e familjareve të lojtarit që ai të bashkohet me Shqipërinë, por duhet të bëhet edhe diçka e fundit nga lojtari. Duke pasur ftesë nga Shqipëria, Kamberit i duhet të formulojë një kërkesë drejt FIFA-s për ndërrimin e Kombëtares. Kjo procedurë do t’i hapte udhë përpilimit të dokumenteve që lojtari të vishej në vijim si kuqezi. Me Hibernian, në 10 ndeshje, këtë sezon, ai ka shënuar një gol.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e kandidatëve…