Kamberi: Privilegj të luash për Rangersin

27 shkurt 2020 | 16:08

Futbollisti shqiptar, Florian Kamberi, ka thënë se është privilegj i madh që po mbron ngjyrat e skuadrës së madhe skoceze, Rangers.

“Sa herë që luaj me Rangersin, e shijojë privilegjin për të luajtur me këtë fanellë. Tani kemi shkuar në 1/16-at e “Europa League” në fazën tjetër dhe kjo është një atmosferë e pabesueshme për mua, por edhe për skuadrën. Mund të shënoja në pjesën e parë, por e di çfarë? Nuk ka rëndësi! Me rëndësi është që ne fituam 1-0 dhe nuk ka rëndësi se kush arrin që të shënojë. Që nga momenti i parë në stërvitje unë jam përshtatur shumë me ekipin, e gjeta veten menjëherë. E kisha shumë të lehtë te Rangersi, pasi ma kanë bërë jetën shumë të lehtë këtu. Trajneri, skuadra, është vërtet e pabesueshme dhe e theksoj privilegjin që kam për këtë skuadër duke shpresuar që të vazhdojmë me mbrëmje të tilla”, ka thënë Kamberi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeverisa e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është shtyrë…