Kamenica anulon koncertin për nder të Ditës së çlirimit

18 qershor 2019 | 15:17

Është anuluar koncerti kulturoro-artistik i paraparë të mbahet për nder të Ditës së çlirimit të Kamenicës.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka theksuar se në Kamenicë kanë ndodhur ngjarje jo të mira këto ditë.

Ai ka thënë se brenda pak ditëve kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet ku humbën jetën dy persona dhe njëri nga ta është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Ky rast i rëndë na ka prekur të gjithëve dhe për këtë arsye anulohet koncerti kulturoro-artistik, i paraparë të mbahet sonte për nder të Ditës së çlirimit të Kamenicës. Uroj që rastet si këto të jenë të fundit për qytetarët tanë dhe të riut që po trajtohet në QKUK, i uroj shërim të shpejtë!”, ka thënë Kastrati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…