Kamenicë: Foshnjat e sapolindura do të mbështeten me 200 euro

13 tetor 2020 | 21:56

Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura

Në njoftim thuhet se “tani e tutje, çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro. “Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”, ka shtuar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar të martën takimet…