Kamioni u përplas me dy makina, zbardhet identiteti i personit që humbi jetën dhe tre të plagosurve në Shkodër

18 gusht 2025 | 16:01

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Shkodër–Lezhë, ku një kamion u përmbys dhe një automjet u shkatërrua totalisht. Si pasojë ka humbur jetën Altin Luli, i cili mbeti i bllokuar brenda automjetit.

Tre persona të tjerë, të identifikuar si Mateo Luli, Laura Luli dhe Hilmi Shkrelaj, janë plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Përmbysja e kamionit ka shkaktuar edhe bllokim të trafikut në aksin Shkodër–Lezhë, i cili ka qenë i pamundur për qarkullim për rreth një orë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla ka mbërritur në Spanjë, gati për të nisur…