Kampionati grek rinis këtë fundjavë

28 mars 2018 | 14:53

Pas 3 javësh ndërprerjeje, kampionatin grek do të rinisë aktivitetin normalisht, duke filluar që nga kjo fundjavë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Sporteve në Greqi, e njëjta që njoftoi edhe pezullimin pa afat të Superligës greke.

Para se të vinte vendimi për vazhdimin e kampionatit, klubet u zotuan se do të angazhohen për të shmangur incidentet në stadium, ndërsa firmosën edhe një rregull, sipas të cilit nëse një skuadër bëhet 3 herë protagonist me incidente, përjashtohet automatikisht nga Superliga.

Kampionati grek u ndërpre pas ndeshjes Paok-AEK, ku presidenti i selanikasve, Ivan Savidhis u fut në fushë i armatosur, teksa videot dhe fotot bënë xhiron e botës. (Top Channel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës dhe banorët e lagjeve ‘Tauk Bahçe’ dhe…