Kampionët e Torontos triumfojnë ndaj Lakersave

11 nëntor 2019 | 14:35

Skuadra kampione e Torontos fitoi 113-104 ndaj Lakersave, në një përballje gjigantësh, mes ekipit kampion dhe skuadrës kryesuese në Perëndim.

Lakersat e dominuan ndeshjen shumicën e kohës, por në fund u detyruan të “hapnin krahun”. Davis realizoi 27 pikë, ndërsa LeBron James e mbylli me një “triple double” (13 pikë, 13 rebound e 15 asistime), por që mbetën për statistikë. Për Toronton u dalluan Siakam me 24 pikë e 11 rebound e VanVleet me 23 pikë e 10 asistime.

Skuadra e Milwaukee, falë 35 pikëve e 16 rebound të Giannis Antetokounmpo, mposhti 121-119 Oklahomën, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Fiton edhe skuadra e Cleveland, që mundi 108-87 New York jashtë fushe (Sexton 31 pikë), ndërsa Philadephia triumfoi 114-106 ndaj Charlotte (Embiid 18 pikë).

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Denver që mundi 100-98 Minnesota sukses që ngjit Nuggets në krye të renditjes në Perëndim. Të pestë titullarët e Denver realizuan mbi 13 pikë (Jokiq 20 pikë). Koha shtesë i ka buzëqeshur edhe Portland, që triumfoi 124-113 ndaj Atlanta (Lillard 30 pikë), ndërsa Phoenix mposhti 138-112 Brooklyn (Booker 27 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Minnesota – Denver                 98-100
Orlando – Indiana                     102-109
Philadelphia – Charlotte          114-106
Oklahoma – Milwaukee           119-121
New York – Cleveland              87-108
Phoenix – Brooklyn                  138-112
Portland – Atlanta                    124-113
Lakers – Toronto                       104-113

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për anëtare të Gjykatës Kushtetuese,…