Kampionët humbasin në sekondën e fundit

08 dhjetor 2022 | 11:17

Nuk pati histori në ndeshjen ku Bostoni fitoi me rezultat 125-98 ndaj Phoenixit, sfida që vuri përballë dy skuadrat që udhëheqin Konferencat përkatëse.

Skuadra e Celtics e dominoi takimin, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë në NBA. Tatum e Brown, me nga 25 pikë secili, bënë diferencën në parket për Boston, ndërkohë që 48 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Humbet në sekondën e fundit ekipi kampion i Golden State, që u mund 124-123 nga Utah Jazz. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors nuk mjaftuan 36 pikët e Poole. Për Jazz, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë që kolektiviteti të triumfojë. Humbet edhe skuadra e Lakersave, që u mund me rezultat 126-113 nga Toronto, sfidë ku për miqtë munguan të gjithë titullarët.

Rezultatet

Orlando – Clippers         116-111
Brooklyn – Charlotte     122-116
New York – Atlanta       113-89
Toronto – Lakers            126-113
Chicago – Washington   115-111

Memphis – Oklahoma    123-102
Milwaukee – Sacramento 126-113
Minnesota – Indiana       121-115
New Orleans – Detroit    104-98
Utah Jazz – Golden State 124-123
Phoenix – Boston           98-125

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj,…