Kampionët nuk ndryshojnë në pesë ligat më të forta

20 maj 2019 | 11:32

Sezoni 2018/2019 do të hyjë në historinë e futbollit evropian pasi për herë të parë në të pesë kampionatet më të rëndësishme të kontinentit triumfuan duke e fituar titullin sikurse në sezonin paraardhës.

Në Spanjë, Gjermani, Francë, Itali dhe Angli u rikonfirmuan si kampionë Barcelona, Bayerni, Paris Saint Germaini, Juventusi dhe Manchester City. Barcelona e fitoi titullin në Spanjë katër javë përpara fundit.

Skuadra e Valverdes ishte dominuese e La Ligas dhe e fitoi me shumë autoritet këtë titull që ishte i katërti në pesë vjetët e fundit dhe i 26 në historinë e kësaj skuadre. Në Itali, Juventusi e siguroi titullin në 20 prill në sfidën me Fiorentinën. Për “Zonjën e Vjetër” ky ishte titulli i tetë radhazi në Serinë A dhe i 35-ti në historinë e tij Manchester City u desh ta priste javën e fundit për t’u shpallur kampion për të dytin vit radhazi me Guardiolën në stol dhe të gjashtë herët në historinë e tij. Meritë për këtë ka edhe Liverpooli që dueloi fort me skuadrën e “Citizens”, por pa mundur dot ta mposhtë në fund. Paris Saint Germain e fitoi titullin e dytë radhazi kampion më 21 prill pasi kishte siguruar një avantazh të thellë ndaj skuadrës së Lille në vendin e dytë. Për skuadrën parisiene ai i këtij sezoni ishte titulli i tetë kampion në Ligën 1 në historinë e tij.

Këtyre skuadrave i bashkohet Bayerni i cili, ashtu sikurse edhe Manchester City, i mbylli llogaritë e titullit në Bundesligë në javën e fundit pas fitores 5-1 ndaj Eintrachtit të Frankfurtit. Për “bavarezët” ky i sezonit 2018/2019 ishte titulli i 7 radhazi dhe i 28 në historinë e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër studentë kinezë gjetën një gurë të çuditshëm i cili…