Kampioni i botës në snoubord gjendet i pajetë në det

08 korrik 2020 | 17:32

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi opinionin sportiv, teksa kampioni i botës në snoubord, Aleks Pulin, është gjetur i pajetë në det në Australi.

32-vjeçari ishte duke ushtruar pasionin e tij, peshkimin nënujor, kur dhe ka humbur jetën. Aleks ishte një nga më të mirët në botë në sportin e snoubord, madje mbajti edhe flamurin e Australisë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Sochi 2014”.

Pulin është gjetur pa ndjenja nga një tjetër peshkatar në det dhe është nxjerrë në breg nga rojet bregdetare. Edhe pse mjekët që mbërritën me urgjencë tentuan ta rikthejnë në jetë, nuk ia dolën mbanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja Gala në prezencë fizike do të zhvillohet në respektim…