Kampioni mposhti Prishtinën

06 nëntor 2022 | 21:15

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore, duke mundur Sigal Prishtinën në udhëtim 68:86 (11:14, 29:17, 10:26, 18:29), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për kampionët e Kosovës. Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe, ndërsa përfundoi me epërsi prej tre pikësh nga mysafirët, 11:14. Por, periudha e dytë u takoi prishtinasve. Bardhekaltrit me një seri të suksesshme krijuan epërsi prej 31:21, ndërsa më e larta ishte 40:29, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:31.

Por, periudhën e tretë e nisën furishëm kampionët e Kosovës, ku ngushtuar shifrat minimalisht në 42:41 dhe më pas zhvillohet një ndeshje interesante, ndërsa therandasit e kthyen epërsinë në të mirë të tyre, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 50:57. Therandasit edhe më shumë ngritën epërsinë në dhjetë minutat e fundit, 62:74 dhe 65:77, e më pas triumfuan me rezultat 68:86. Më i dalluari te vendasit ishte Rrezart Memedi me 18 pikë, ndërsa te mysafirët, Valon Bunjaku me 21 pikë. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore e katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo foto tronditëse tregon se si shpina e njeriut është…