Kampionia botërore Fabiana Bytyqi mbron titullin më 13 janar

04 janar 2024 | 12:39

Boksierja çeke me prejardhje nga Kosova, Fabiana Bytyqi, do të ndeshet me gjermanen Tina Rupprecht më 13 janar në Gjermani.

Kampionia e pamposhtur botërore në WBC, e ka fituar këtë titull pesë vjet më parë kur e kishte mundur britaniken Denise Castle.

Bytyqi muajin e kaluar e kishte mbrojtur titullin në një gala mbrëmje në Kosovë duke barazuar me Elizabeth Lopez Corosan e Meksikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Partisë Socialiste…