Kampionia botërore, Geta Beqa i bashkohet PDK-së

05 shtator 2019 | 20:02

Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së, duke i dhënë mbështetje Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm.

Veseli e ka falënderuar Beqën për angazhimin dhe besimin në vizionin e tij në mbështetje të rinisë dhe gruas.

“Kampionia Botërore në ‘World Well Fitness’ dhe ‘Victory Overall Wellness in the World’, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së. Geta dhe PDK s’i kanë problem peshat e rënda”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ndihmë më…