Kampionia e tenisit tregon si humbi 40 kg në pak muaj (Foto)

27 mars 2019 | 17:08

Ish-kampionia e tenisit australian, Jelena Dokic, ka treguar transformimin e trupit ndër vite pas problemeve që ka patur me peshën.

35-vjeçarja nga Melburni hante ushqime të thata dhe filloi të shtonte disa kilogramë si mënyrë për të përballuar daljen në pension. Ajo tha se gjatë asaj periudhe kishte turp të dilte nga shtëpia sepse peshonte 120 kg.

E vendosur për të kthyer sërish masat trupore, Dakic u fokusua tek dieta ushqimore dhe tek ushtrimet fizike. Ylli i tenisit shkruajti në Instagram se si ia doli të transformohej duke hequr 40 kg.

“Mendova se duhet të kem guxim të përballem me gjykimin, negativitetin dhe vështrimet që të hidhen kur je person publik. Kështu nxorra veten nga ‘lufta’ me qëllim për të inspiruar, motivuar dhe ndihmuar të tjerët, sidomos gratë”, ka shkruar Dokic.

Ajo tregoi transformimin e saj që në tetor të 2018 deri në mars të 2019. Transformimi erdhi me balancimin e dietës ushqimore dhe me disa ushtrime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Musa Damati ka reaguar menjëherë pas ankesës së zëvendësministrit…